Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në projektimin e prillit parashikon rritje prej 2,5 për qind në ekonominë e Maqedonisë për këtë vit pas çka do të vijonte rritje në 3,2 për qind në vitin 2018, njoftoi sot në konferencë për shtyp guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov.
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë pret ngushtim të deficitit të llogarisë vijuese në periudhën 2017-2018, deficit më të ulët në bilancin e mallrave dhe shërbimeve, rritje e ulët e të ardhurave sekondare, si dhe zgjerim i deficitit te të ardhurat primare. Për këtë vit projektohet rritje e depozitave te sistemi bankar prej 4,2 për qind si dhe rritje kreditore prej 5,6 për qind.
Sistemi bankar sipas BPRM-së edhe më tej është stabil dhe likuid dhe lartë i kapitalizuar.