Britani, dyfishohet numri i muslimanëve në burgje në 10 vitet e fundit

Numri i të burgosurve muslimanë në burgjet britanike është dyfishuar gjatë 10 viteve të fundit, flasin të dhënat nga një studim i publikuar të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një letër të hapur drejtuar kryeministres Theresa May, deputeti opozitar laburist, David Lammy, i cili kryesoi një hetim të pavarur racor për situatën nëpër burgjet shkroi:

“Disa grupe siç janë muslimanët nuk bëjnë pjesë në kategori të grupeve etnike, mirëpo ne e dimë se numri i tyre në burgjet tona është dyfishuar në dekadën e fundit”.

Gjetjet e Lammyt nxjerrin në sipërfaqe se zezakët, aziatikët, dhe grupet minoritare janë të pranishëm në masë të madhe në burgjet e Britanisë së Madhe, krahasuar me numrat e përgjithshëm të tyre në Britani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu