Bujar Osmani: Nga e hëna rikthejmë bisedimet me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklarua se pas përfundimit të procesit zgjedhorë në Bullgari, të dielën, bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë pritet të kthehen në tryezë të bisedimeve nga dita e hënë.

Ai tha se pas angazhimit serioz nga të dyja palët do të tejkalohen dallimet dhe do krijohet mundësia që në samitin e BE-së që mbahet në qershor dhe korrik do të arrihet konsensus Iidhur me tekstin e kornizës biseduese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kështu që jo vetëm që jam optimist, por edhe të gjithë investimin e bëjmë që të arrijmë sukses në samitin e qershorit dhe korrikut të BE-së, sepse vlerësojmë se kjo është periudha më optimale dhe dritare e mundësisë për tejkalimin e dallimeve dhe fillimin e bisedimeve”, ka deklaruar Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu