Bujar Osmani uron Daçiqin pas zgjedhjes ministër i jashtëm i Serbisë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani përmes një cicërime në tuiter ka uruar Ivica Daçiqin për zgjedhjen e tij në postin e shefit të diplomacisë së Serbisë.

“Urime, Ivica #Daçiq për emërimin tuaj si ministër i jashtëm i Serbisë. Mezi presim të punojmë së bashku për interesat dhe prioritetet tona të përbashkëta, duke përfshirë bashkëpunimin rajonal dhe integrimin🇪🇺.🇲🇰🇷🇸“, ka shkruar Osmani, përcjell INA.

Daçiq rikthehet në këtë detyrë pasi që vazhdoi koalicionimin me Partinë Progresiste të Aleksandar Vuçiqit. Ai deri më tani ka pasur postin e kryetarit të Kuvendit të Serbisë, por nga koha e regjimit të Sllobodan Millosheqivit ka qenë në detyra shtetëtore si pasardhës i tij në krye të Partisë Socialiste të Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu