Bullgaria dërgon 100 ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë

Bullgaria do të forcojë praninë e saj ushtarake në Kosovë, ndërsa përgatitet të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtarëve për t`u bashkuar me forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR).

Dislokimi shënon një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, raporton Radio Bullgaria.

Në ceremoninë që do të mbahet sot në Bullgari, do të marrin pjesë zëvendës shefi i mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Mikhail Popov dhe komandanti i forcave tokësore, gjeneralmajor Dejan Deshkov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu