Caktohet data se kur do ta marrim vesh emrin e kryeministrit të ri të Maqedonisë

Deri me 9 janar presidenti Gjorgje Ivanov duhet që ta ndaje mandatin ndaj kandidatit të partisë ose partive që do të ketë sukses të mbledh 61 nënshkrime se e ka shumicën për të formuar qeveri.

Pas konstituimit të Parlamentit të ri, gjegjësisht verifikimit të mandateve të 120 deputetëve është plotësuar kushti ligjor që të nis të rrjedh afati për formimin e qeverisë së re.

Presidenti i shtetit është i obliguar në afat prej 10 ditësh nga konstituimi i Parlamentit, mandatin për përbërjen e qeverisë së re t`ia dorëzoje kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që e kanë shumicën në Parlament.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu