Lorik Cana ka pranuar se mund të rikthehet në Olympique Marseille.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka dhënë një prononcim për median e njohur sportive “BeinSports” duke pranuar mundësinë për t’u kthyer te klubi francez i Olimpikut të Marsejës, një klub të cilin ai e ka shumë përzemër dhe ka qënë kapiten i skuadrës gjatë viteve 2005-2009.
“Olimpiku i Marsejës është një klub që nuk harrohet lehtë nga kushdo që ka qënë pjesë e tij. Unë mund të kthehem aty, por jo si futbollist. Qoftë si drejtues apo si pjesë e stafit teknik, do të ishte një kënaqësi e madhe për mua”, është shprehur Cana, përcjell “Panorama Sport”.