Carlos Alcaraz “mbreti” i ri i Wimbledon, ul nga froni Novak Djokovic

Carlos Alcaraz është kampioni i ri i Wimbledon. Talenti spanjoll, mposhti Novak Djokovic 3-2 në një finale dramatike dhe plot emocione në turneun më prestigjioz në sportin e tenisit.

Që u transmetua ekskluzivisht në Supersport/Digitalb. Finalja e madhe zgjati 4 orë e 42 minuta!

Serbi fitoi 6-1 setin e parë, por Alcaraz u rikthye me karakter dhe kaloi në avantazh 2-1 falë sukseseve 7-6 dhe 6-1.

36-vjeçari reagoi dhe fitoi setin e katërt 6-3. Betejë e zjarrtë në setin final. Në fund triumfoi freskia fizike dhe talenti i spanjollit, i cili triumfoi 6-4 dhe siguroi për herë të parë në karrierë suksesin në Wimbledon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu