Ç’deshte Kosova në dhomat e zhveshjes së serbëve?

Një skenë e pakëndshme ka ndodhur në konferencën për media të kombëtares serbe, pasi u pyetën nga gazetarët mbi një flamur serb me Kosovën brenda, me me sloganin “Jo dorëzim”.

Gazetari i AP ka pyetur se pse ç’deshte ky flamur në dhomat e zhveshjes?

Futbollistët serbë Marko Grujiç dhe Nemanja Maksimoviç heshtën, ku në vend të tyre ka tentuar të japë një përgjigje zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Serbisë, Milan Vukoviç.

“Lojtarët nuk do t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Ata do të flasin ekskluzivisht për kompeticionin e Kupës së Botës,” tha Vukoviç.

“A keni një përgjigje?”, vazhdoi gazetari.

Në këtë konferencë për shtyp do të flasim vetëm për ndeshjen kundër Kamerunit. Ok?”, ka shtuar Vukoviç.

Komentet në video kanë qenë të ashpra, ku shumëkush ka thënë se “Serbia duhet të përjashtohet nga kampionati për ndërhyrje në politikë në sport”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu