Çështja e targave u diskutua për gjashtë muaj në Bruksel, Kurti: Ishin tetë opsione, Serbia i refuzoi të gjitha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për gjashtë muaj në Bruksel është diskutuar për çështjen e targave, por se kjo temë nuk mund të jetë objekt i negocimit. Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është treguar zemërgjerë sa i përket mënyrës dhe kohës së implementimit të vendimit për targat.

Kryeministri theksoi se ishin tetë propozime për targat të cilat Serbia i refuzoi të gjitha.

“Shtrohet pyetja pse e kemi sjell këtë vendim më 28 qershor. Kjo ka ndodhur se 6 muaj është negociuar për targa në Bruksel dhe në fund kanë qenë 8 opsione, ku prej tyre një 3 kanë qenë më të përshtatshme për neve e 5 jo, por Serbia se ka pranuar asnjë”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se “ne luteshim që të mos vinte puna te ato pesë por te ato tri opsionet, por su bë asnjë se i refuzuan të gjitha

“Ne nuk e morëm vendimin në prill ku i refuzuan të gjitha opsionet e as në maj, por e morën në fund të qershorit. Vendimi ynë vjen dy muaj pas dështimit të negociatave gjashtë mujore me fajin e Serbisë që i ka refuzuar tetë opsionet e propozuara për targat”, tha Kurti.

Kurti ka shtuar se gjobitja nuk është dëshirë por detyrë.

“Ne nuk kënaqemi teksa gjobisim, nuk është dëshirë gjobitja është detyrë”, tha Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu