Çështje ditësh, shkrirja e PDSH-së në BDI!?

Në skenën politike shqiptare po ndodh e pabesueshmja. PDSH-ja e Menduh Thaçit po shkon drejt shkrirjes në partinë e atij që e konsideronin armikun më të madh dhe të keqen më të madhe të popullit shqiptar.
Sipas informatave të siguruara nga një person i afërt me krerët e BDI-së dhe PDSH-së, çështja e shkrirjes tashmë është punë e kryer.
Para zgjedhjeve lokale Ali Ahmeti i kishte premtuar Thaçit kyçje në qeverinë e Zaevit, ne çrast fitoi mbështetjen e Thaçit në zgjedhjet lokale, sidomos në Komunën e Tetovës. Mirëpo, këtë plan të Ahmetit dhe Thaçit e prishën diplomatët e huaj, të cilët kanë qenë kategorikisht kundër Menduh Thaçit. Më të zëshëm kundër hyrjes së PDSH-së në qeveri kanë qenë treshja e famshme e ambasadorëve të Britanisë, Amerikës dhe Gjermanisë.

Pas dështimit të këtij plani, tani Ahmeti dhe Thaçi kanë nisur planin B, që do të thotë shkrirje e PDSH-së në BDI dhe me këtë ndonjë funksioner i Thaçit të mund të marrë pozicion në qeverinë e Zaevit. Nga armiq të përbetuar, në miq shumë të mirë. Kjo është historia fantastike e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, dy nga politikanët më të vjetër aktiv në Maqedoni.

Nëse ndodh e gjithë kjo, e vetmja pengesë për Thaçin pritet të jetë anëtarësia besnike, e cila është thellësisht anti-BDI. Ky veprim i Thaçit bëhet vetëm e vetëm që anëtarësia e PDSH-së të mos kalojë në dy partitë tjera, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.Çështje ditësh, shkrirja e PDSH-së në BDI!?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu