Policia shqiptare: Zyrtarët e VLEN-it nuk u ndaluan, refuzuan të kalojnë kufirin

Screenshot

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Skënder Hita ka sqaruar se zyrtarët e VLEN-in gjatë ditës së djeshme nuk janë kthyer mbrapsht në pikën kufitare “Qafë Thanë.

Ai tha se një person që ka qenë bashkë me deputetët Bekim Qoku, Adnan Azizi dhe me zëvendës sekretarin e qeverisë, Hasim Murtezani, ka pasur probleme me ligjin, dhe se të njëjtit i është ndaluar hyrja në shtet, ndërsa zyrtarët e VLEN-it kanë mundur të kalojnë pikën kufitare.

“Policia e shtetit apo policia kufitare është garancë e zbatimit të ligjit dhe për këtë arsye dje në pikën kufitare të Qaf Thanës janë paraqitur 4 shtetas, me qëllim për të kaluar kufirin, 3 prej tyre disponojnë edhe pasaporta diplomatike dhe u është bërë me dije që ata mund të vazhdojnë rrugëtimin dhe të ecin, por një person i shoqëruar së bashku me ta, i cili kishte pengesa të ligjshme në kufi, nuk ka mundur ta nuk ka mundur të udhëtoj drejtë R. Shqipërisë. Në kuadër të kësaj, 4 personat nuk kanë pranuar të vazhdojnë udhëtimin dhe janë kthyer për në RMV. Pra, nuk është rast I veçuar, apo I izoluar, por është puna përditë e policisë kufitare. Ne zakonisht, mesatarisht në vit, përgjatë vitit 2025 kemi kthyer edhe persona tjerë, 625 raste, edhe gjatë këtij 6 mujori të parë kemi të evidentuar dhe ktyer edhe persona të tjerë, 425 raste dhe nuk ka vend për panik”, ka deklaruar Hita.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu