Çfarë do ndodhë me opozitën në Shqipëri pas zgjedhjeve? Basha njofton konferencë

Pas takimit me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha ka lajmëruar një komunikim me gazetarët në orën 19:30. Sipas informacioneve, kryedemokrati do të flasë mbi aksionin opozitar, pasi humbën të gjitha bashkitë.

Pas takimit me Bashën, Kryemadhi ripërsëriti edhe njëherë se Rama ka rënë, pasi shqiptarët sipas saj, i thanë në shumicë jo.

“Të gjitha do të vijnë hap pas hapi, e rëndësishme është që 85% e shqiptarëve i thanë jo Edi Ramës. Çdo gjë ka rënë, përderisa 85% e shqiptarëve i thanë jo, çdo gjë është ilegjitime” tha Kryemadhi.

Opozita aktuliasht është jashtë parlamentit, ndërsa humbi edhe të gjitha bashkitë e vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu