Çfarë ndodhi me Kiara Titon? Ish-banorja e BBV ka dy fjalë për ndjekësit e saj

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 2”, Kiara Tito ka qenë në çdo moment në qendër të vëmendjes të fansave. Përveç angazhimeve në televizion, Kiara është mjaft aktive edhe në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me 735 mijë ndjekësit në Instagram foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Prej muajsh tashmë që prej përfundimit të “BBV2”, suporti dhe dhuratat e shumta nga fansat për Kiarën kanë qenë të shumta. Edhe ditën e sotme ende vazhdon po njësoj suporti i tyre ndaj saj e për këtë Kiara ka bërë një postim, ku i ka falenderuar për dashurinë që i kanë dhuruar.

Faleminderit shumë për dashurinë që na dhuroni çdo ditë… 6 muaj veç lule dhe shumë dashuri…

Tashmë, “Në kuadër të dashurisë” është më afër se kurrë. Traileri zyrtar do të shfaqet këtë javë dhe po ashtu do të dalin në shitje biletat për të ndjekur filmin në sallat e kinemasë. Pra, tregohuni të vëmendshëm!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu