Çfarë po ndodh, a ka rrezik për trazira në Kosovë apo është thjesht skenar?

Nga: Ervin Shkullaku

Nesër pjestarët serbë që hartuan Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pritet ta dorërozjnë para palës kosovare, serbe dhe asaj evropiane.

E ndërsa pritej që kjo ditë të ishte normale dhe pozitive për Kosovën pasi përmbush një nga pikat kyçe të dialogut me Serbinë, po ndodh e kundërta.

Zëra të ndryshëm po pretendojnë se të dielën serbët që jetojnë në Veri të Mitrovicës do të shpallin një autonomi dhe nga kjo pretendohet se do të ketë edhe përplasje me Policinë e Kosovës.

Nga pamja e parë duket si një Fake News por autoritetet e sigurisë e kanë marrë seriozisht.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme dhe pas mbledhjes ka nënvizuar se jemi në gadishmëri për çdo skenar të mundshëm.

Ndërkaq nga ana tjetër edhe homologu serb Aleksandër Vuçiç do të mbledhë nesër në mëngjes Këshillin e Sigurisë dhe mediat serbe shkruajnë për skenare të errëta që po përgatisin shqiptarët por kërcënojnë se ushtria serbe është në gadishmëri.

Sikur të mos mjaftonin këto, KFOR ka dërguar mjete të rënda në Veri përfshirë edhe autombulanca ushtarake.

Kurse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe sot ka dalë para mediave dhe ka folur për rëndësinë e dialogut me Serbinë. Ai ka siguruar që korigjimi i demarkacionit me këtë shtet do të jetë me anë të paqes por për herë të parë ka kërkuar që qytetarët e Kosovës duhet të kenë të drejtën e mbajtjes së referendumit.

Këto veprime të cuditshme po ndodhin vetëm pak ditë nga takimi i Ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç me këshilltarin e afërt të Donald Trump, Bolton.

E megjithatë e nesërmja është afër dhe na mbetet të shohim se si qëndron e vërteta.

Por dhuna është e papranueshme dhe e dëmshme për shqiptarët, prandaj duhet të jenë vigjilentë./albeu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here