Çfarë po ndodh? Lukashenko bën paralajmërimin e frikshëm: Bjellorusia po përgatitet për luftë

“Bjellorusia po përgatitet për luftë, duke shpresuar megjithatë se nuk do të jetë e nevojshme”. Kështu deklaroi presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

“Nuk duhet t’i besoni atyre që thonë se duam të luftojmë. Ne po përgatitemi për luftë, e them hapur. Nëse doni paqe, përgatituni për luftë, nuk kam qenë unë ai që e kam thënë. Është një frazë e thënë shumë mirë“, deklaroi Lukashenko.

Vendi, shtoi Lukashenko, po kryen trajnimin e nevojshëm të njësive përkatëse dhe po pajis trupat me lloje të ndryshme armësh dhe pajisjesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu