Çfarë po ndodh me rajonin? Po Shqipëria? Pas Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, edhe Bullgaria heq dorë nga Eurovision-i

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka shpallur ditën e sotme 37 vendet që do të konkurrojnë në Eurovision Song Contest 2023. Kështu, Ukraina (fituesja në fuqi) dhe 5 vendet e mëdha (Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar) janë kualifikuar automatikisht për finalen e madhe që do mbahet më 13 maj 2023. 31 vendet e tjera do të garojnë në dy gjysmëfinaleT.

Edicioni i 67-të është vendosur të organizohet në Liverpool, Angli, pasi në Ukrainë është e pamundur të realizohej për shkak të luftës; ndërsa organizatori i eventit është BBC. Kujtojmë që nga konkursi i rëndësishëm muzikor janë tërhequr siç e dini tashmë Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut, për shkak të mos përballimit të kosove dhe së fundmi edhe Bullgaria.

Martin Österdahl, mbikqyrësi ekzekutiv i Eurovizion u shpreh:

“Mirëpresim me padurim artistët nga 37 vendet në Liverpool, qytetin e pop-it, majin e ardhshëm. Konkursi i vitit të ardhshëm premton të jetë një konkurs ekstra i veçantë dhe ne po punojmë shumë me BBC-në tani për të siguruar që qindra milionë shikues do të shijojnë konkursin më të mirë të këngës në Eurovizion, me Ukrainën në qendër të ngjarjes.”

Shqipëria mesa duket ka konfirmuar pjesëmarrjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu