Çfarë po ndodh në Shkup? Policia dridh Çairin

SPB Shkup dorëzoi padi penale kundër personit V.A (40) dhe H.B (50) që të dytë nga Shkupi për shkak të egzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale “ mbajtje të paligjshme , tregëti me armë dhe materje shpërndarëse, shkruan press24, transmeton Lajm

Me datë 5 të këti muaji antarë të policisë, kanë kryer kontrolle në podrume në rrugën “Vukovarska” ku të arrestuarit kanë mbajtur 32 granata të kalibrit, 40mm dy bomba dore, dhe një ndezës bombash, 10 plumba 7.62mm dhe 25 plumba të municionit lëvizës.

Në datë 16 të pokëti muaji janë kontrolluar edhe  shtëpitë e të lajmëruarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar katër plumba të kalibrit të pacaktuar, dhe gyp i pistoletes.

Nga ana  e gjykatës në seancën e kaluar dy të arrestuarve u është caktuar masë e paraburgimit prej 30 ditësh kurse personi H.B është në arrati./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu