Cigarja dhe ajri i ndotur janë më pak të dëmshëm se ushqimi i keq

Sipas Raportit Global të Ushqyerjes, kequshqyerja ose ajo e pamjaftueshme është më vdekjeprurëse se përdorimi i duhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raport është theksuar se çdo një vdekje nga pesë raste të vdekjes shkaktohet nga kequshqyerja ose ajo e pamjaftueshme.

Sipas rezultateve të këtij hulumtimi të kryer në 194 shtete, është tërhequr vëmendja se kostoja në shkallë globale e kequshqyerjes çdo vit arrin në shifrën 3.5 trilionë dollarë, ndërsa kostoja e trashjes në SHBA është rreth 500 miliardë dollarë në vit.

Në raport është theksuar se shumica prej shteteve nuk kanë mundur të përmbushin synimet në lidhje me ushqimin e shëndetshëm dhe se ka nevojë për rritjen e masave, të tilla si kufizimi i reklamave të ushqimit dhe inkurajimi i ushqimeve të shëndetshme nëpër shkolla.

Jessica Fanzo nga Universitetit Johns Hopkins, akademikja e cila ka kryer hulumtimin, në fjalimin e saj në konferencën globale për ushqim, tha se ushqyerja është ndër faktorët më të mëdha të sëmundjes dhe në shkallën e vdekshmërisë, si dhe theksoi se kequshqyerja është më e rrezikshme se ajri i ndotur dhe duhani.

“Gjërat që hamë mund të na vrasin. Duhet të rregullohet sistemi i ushqyerjes”, tha Fanzo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here