Cilët gjyqtarë liruan Mijallkovin për përgjimet ilegale

Gjyqtarët të cilët vërtetuan gjykimin për rastin “Haraçi” janë të njëjtit që liruan Sasho Mijallkovin bashkë me të akuzuarit tjerë në lëndën gjyqësore “Shënjestra – Fortesa” për përgjimin ilegal.

Përbërja e gjyqtarëve janë Jani Niça, kryetar i këshillit, ndërsa anëtarë janë Enver Bexheti, Gjoko Ristov, Tanja Mileva dhe Lidija Çaçeva. Gjyqtari Jani Niça dy herë për gjysmë muaji është kryetar i Këshillit dhe vendos për dënimet e Mijallkovit dhe sjell vendim lirues. Në fund të nëntorit, pikërisht ky gjyqtar, me përbërja tjetër hoqi vendimin gjyqësor ku sërish Mijallkov ishte i akuzuari i parë.

Gjyqtari Niça në opinion njihet edhe për shkak se prokurorja Vilma Ruskovska kërcënoi atë dhe do ta kontrollojë financat, ndërsa gjyqtarët Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti nuk vendosin për herë të parë në favor të Mijallkovit.

Gjyqtarja Tanja Mileva e cila qëndron pas vendimit të lëndës gjyqësore “Shënjestra – Fortesa”, jozyrtarisht, nuk ka dashur ta lëshojë Mijallkovin nga paraburgimi.

Ndryshe, Gjykata Themelore Penale Shkup më 26 shkurt 2021 për rastin “Shënjestra-Fortesa”, i cili ka të bëjë me përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjeve nga DSK-ja, ka shqiptuar dënim me burg prej 55 vjet dhe 10 vjet me kusht, gjegjësisht gjithsej 65 vjet për 11 persona.

Për rastin ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov u dënua me 12 vjet burg për veprën penale “bashkim kriminal”, “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”. Gjykata gjithashtu dënoi me nga 15 vjet burg edhe ish shefin e drejtorisë së pestë të MPB-së Goran Grujovski dhe punonjësin e kësaj drejtorie Nikolla Boshkoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu