Cipras: Jemi krenar me marrëveshjen e Prespës

Ish-kryeministri i Greqisë dhe kryetari i partisë opozitare greke ‘Syriza’, Alexis Tsipras gjatë debatit për Ligjin për azil në Kuvendin e Greqisë, duke folur për çështjet e brendshme, foli edhe për Marrëveshjen e Prespës, duke thënë se ndjehet krenar për arritjen e saj.

Cipras ka vlerësuar se me atë është mbrojtur interesi patriotik grek, ndërsa ka kritikuar pasardhësin e tij, Kyriakos Mitsotakis.

“Po, jemi krenarë për këtë marrëveshje për shkak se sot aeroplanët grekë që e vëzhgojnë hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut dhe jo aeroplanët e Turqisë siç ishte deri tani. Krenar jemi sepse e mbrojtëm interesin patriotik. Krenar jemi që madje edhe sot, kur një vend fqinj është në situatë të rëndë, ne jemi ato të cilët kemi ndërmarrë nisma në interes të stabilitetit në vendin fqinj, derisa Qeveria greke në Samit i ka vëzhguar Danimarkën dhe Holandën se si merren me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Cipras.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu