Çka po ndodh mes Katica Janevës dhe Fatime Fetait?

Konfrontimet që ka sjellë skandali “Reket” brenda Prokurorisë Speciale, shërbyen si arsye që sot avokati Elenko Millanov të kërkojë që Katica Janeva dhe prokurorët e Speciales të autorizuar prej saj, të përjashtohen nga procedimi i mëtejshëm në lëndën “Titanik 3”.

“Këtë e bazoj se aty brenda (në PPS) ka konflikt, mosmarrëveshje dhe rrethana që janë të njohura për publikun e që kanë dalë gjatë javës së kaluar. Zonja Katica Janeva dhe të autorizuarit e saj, që e përfaqësojnë lëndën në seancë, konsideroj se kanë konflikt interesash dhe më tutje nuk mund të jenë përfaqësues”, u shpreh Elenko Millanov, avokat i Ismet Gurit.

Prokurorja Speciale Katica Janeva vendosi që të mos i largojë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski nga rasti “Titanik3” pas kërkesë së avokatit Elenko Millanov, në emër të Ejup Alimit dhe Ismet Gurrit. Janeva e cila kishte vetëm dy orë për të sjellë vendim lidhur me kërkesën e Alimit dhe Gurrit, i ishte arsyetuar gjykatës se nuk ka asnjë bazë dhe asnjë provë për konflikt mes asaj dhe prokurorëve, që do të ndikonte negativisht në procesin gjyqësor.

Gjykatësja Marija Kletniçka tha se kjo kërkesë e Millanovit nuk korrespondon me dispozitën ligjore ku u mbështet avokati, megjithatë shtoi se janë të obliguar t’i njoftojnë organet kompetente për këtë kërkesë.

Seanca u shty për në orën 14, ndërsa kërkesa e Millanovit i është dërguar shefes së speciales Janeva për të marrë vendim nëse prokuroret e saj Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski do të përjashtohen nga “Titanik 3-shi”, ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri për shkatërrim të materialit zgjedhor.

Përndryshe lënda “Titanik 3” e PPS-së është para fjalëve përfundimtare dhe aktgjykimit. Deputeti i BDI-së Ejup ALimi dhe zëvendësdrejtori i DAP Shkup Ismet Guri akuzohen se si anëtarë të Komisionit komunal zgjedhor në Çair, në zgjedhjet lokale të 2013-tës kanë shkatërruar materiale zgjedhore, duke ndikuar kështu mbi rezultatet.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu