Çmenduria serbe: Vuçiç bir shqiptari, Daçiq katolik nga Kosova

Analisti serb, Dejan Lucic, ka përshkallëzuar afër çmendurisë duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic është shqiptar, ndërsa ministri i Jashtëm, Ivica Dacic është kroat katolik i Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Analisti serb ka shokuar mbarë Serbinë duke thënë se Fahri Musliu, gazetar i RTK-së, është babai i vërtetë i Aleksandër Vucicit.
Sipas Lucic, kjo gjë u pa edhe nga takimi i fundit me presidentin rus, Vladimir Putin.

Madje ai thotë se përkundër asaj se Thaçi po kërkon ndihmë nga Rusia, Putin i ka kërkuar coptimin e Kosovës, me ç’rast do të bie poshtë edhe verdikti i Gjykatës ndërkombëtare, e cila siguroi para 10 vitesh integritetin territorial të Kosovës.

Siç shkruajn mediat serbe, me korrigjimin e kufijve Kosova do të vazhdojë të funskiononte sipas rezolutës së KS të OKB-së 1244.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu