Çmimi i grurit nga 6 deri në 9,5 denarë

Korrja e grurit po përfundon. Çmimi, varësisht nga cilësia, lëviz nga 6 – 9,5 denarë, por në mesatare është 8 – 8,5 denarë.Sipas kryetarit të Asociacionit të bujqëve Eftim Shaklev, një pjesë e bujqëve janë të kënaqur, ndërsa një pjesë nuk janë, ndërsa sipas kryetarit të Lidhjes së bujqëve të Maqedonisë Velo Tantarov, mullisët blenë grurë jashtëzakonisht të lirë për shkak të së cilës duhet ta ulin çmimin e miellit dhe bukës.
“Prodhuesit që kishin sasi më të vogla, nga një deri në pesë tonë, ua kanë shitur grurin tregtarëve jozyrtarë prej të cilëve merrnin nga gjashtë denarë në para të gatshme, ndërsa fryti me cilësi të mirë dhe masë hektolitërshe deri në 80, shitej në mulli nga 9,5 denarë. Megjithatë, shërbimet inspektuese me sukses u ballafaquan me blerësit ilegalë. Shumicës ua merrnin grurin”, informoi Shaklev.

Tantarov theksoi se bujqët dhe mullisët me siguri asnjëherë nuk do të arrijnë të dakordohen rreth çmimit blerës të grurit.
Sivjet, shton, kishim korrje të pasur të rrallë dhe cilësia e frytit është gjithashtu е mirë.
“Propozojmë që çmimi i bukës dhe miellit të ulet për aq sa është ulur çmimi i grurit. Mullisët e blenë për pothuajse pa të holla. Herën tjetër do të mendojmë se nëse të paktën do të shkojmë në takimet konsultuese si deri më tani. Për çdo rast, jemi falënderues për gjithë atë që e bëri Qeveria në kuadër të mundësive të saj”, theksoi kryetari i Lidhjes së bujqëve dhe shton se vit të këtillë lidhur me çmimin ishte viti 2004 kur gruri shitej për rreth shtatë denarë.
Sivjet priten 3.850 kilogramë për hektarë grurë. Bujqët e përshëndetën masën qeveritare – 6.000 denarë shtesë mbështetje për një hektar dhe, siç theksojnë edhe Shaklev dhe Tantarov, do ta shfrytëzojnë të gjithë i cili fryt është paraqitur. Masa e dytë, madje, deponimi i drithërit të tepërt të bukës në hambarët në Prilep dhe “Zhito Vardar” me 80 për qind mbështetje shtetërore, pritet, tha Shaklev, ta shfrytëzojnë prodhuesit më të mëdhenj, financiarisht më të fuqishmit, të cilët do të mund ta anulojnë shitjen dhe të presin çmim më të lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu