Çmimi i karburanteve është ulur, ashtu edhe i vajit ushqimor dhe disa produkteve tjera, por i vezëve jo se jo, mos ndoshta duhet të marrim mësim nga argjentinasët apo kemi halle tjera?!

Kur një shtetas argjentinas shkoi për të blerë një “karton vezë” dhe kur e pyet shitësin për çmimin, ai konstatoi se çmimi ishte mbi të zakonshmen, ndaj pyeti shitësin për arsyen, ku iu tha:

Distributorët e kanë rritur çmimin!

Qytetari heshtazi e kthen “kartonin e vezëve” në vendin e vet duke thënë:
Nuk kam nevojë për vezë, unë mund të jetoj pa vezë. Dhe këtë punë e bënë të gjithë qytetarët pa fushata e greva, por ishte kultura e popullit!
Populli nuk pranoi që firmat ta shantazhojnë.

Ja rezultati i një veprimi të tillë:
Më pak se një javë më vonë, punëtorët e kompanisë erdhën për të dorëzuar vezët në dyqane, por pronarët refuzuan të pranonin kutitë e reja të vezëve, sepse askush nuk bleu të vjetrat!

Kompanitë këmbëngulën në kokëfortësinë e njerëzve, duke menduar se këto protesta do të përfundonin brenda pak ditësh dhe se njerëzit do t’i ktheheshin blerjeve të zakonshme të vezëve.

Megjithatë, njerëzit ishin më kokëfortë; ata bojkotuan vezët dhe kompanitë filluan të humbnin dy herë, e para në kutitë e grumbulluara të vezëve dhe e dyta në ushqyerjen e pulave që nuk ndalonin së ngrëni dhe së prodhuari vezë. Si rezultat, humbjet u grumbulluan dhe u shumëfishuan!

Pronarët e kompanive u takuan dhe vendosën që çmimi i vezëve të kthehet në çmimin e mëparshëm.

Megjithatë, bojkoti vazhdoi.

Kompanitë pothuajse deklaruan falimentimin, kështu që ata u takuan përsëri dhe vendosën:
– T’i kërkojnë falje zyrtare popullit argjentinas në të gjitha mediet.
– Të ulin çmimin e vezëve në një të katërtën e vlerës së mëparshme.
Mësimi:
Ne si popull mund të ulim ose rrisim çmimin e çdo malli, vetëm me vullnetin tonë, pa fushata dhe greva. Gjithçka që na duhet është pak vullnet, kulturë dhe vendosmëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu