Në Maqedoninë e Veriut po vijojnë rastet aktive në numër të lartë të të infektuarëve me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1129 raste të reja nga 4045 testime të kryera.
Numri më i madh vijon të jetë në Shkup me 458, ndërsa vijon në qytetet tjera si: Manastir 96, Kumanovë 82, Prilep 54, Veles 47, Tetovë 44, Kavadarci 36, Gostivar 33, Stip 32, Koçan 28, Kërçovë 27, Ohër 25, Strumicë 22, Strugë 15 si dhe në komuna të tjera.
Janë raportuar 27 të vdekur, prej të cilëve 12 nga Shkupi, nga 3 nga Manastir dhe Ohri, 2 nga Kumanovë dhe 2 nga Tetova, si dhe nga një pacient nga Prilepi, Velesi, Gostivari, Strumica dhe Kërçova.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve janë shëruar 1152 pacientë, shumica prej të cilëve nga Shkupi 574, ndërsa vijon Kumanova me 69, Velesi 67, Manastiri 64, Prilepi 60, Tetova 45 si dhe komuna tjera.
Deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 674.378 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga KOVID në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 143.162, numri i pacientëve të shëruar është 118.946, numri i vdekjeve është 4.289, kurse numri i rasteve aktive është në 19.927.










