Çudi që ndodh vetëm në Tetovën e Kasamit, vizëbardha në vend të gabuar dhe rrugë të pakalueshme

Në qendër të Tetovës është “restauruar” një vendkalim për këmbësorë i cili në vend të hapësirës së lirë normale të destinuar për kalimin e këmbësorëve, të njejtët në anën tjetër i pret një billboard, dukë vështirësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve madje edhe në vendet e destinuara posaçërisht për ta.

A është ky gabim i qëllimshëm apo një lëshim nga mosnjohja elementare e gjërave nga ana e autoriteteve në Komunën e Tetovës? Akoma nuk dihet!

Kryetari i Komunës së Tetovës, edhe pse në fushatën elektorale premtoi zgjidhje të panumërta sistematike për qytetarët, veçanërisht në sferën e komunikacionit dhe rrugëve, duket se është përballur me mosnjohje elementare të gjërave nga ana e personave të caktuar si përgjegjës pikërisht për referencat dhe punët në komunikacion.

Ndonëse kohët e fundit janë shtuar zërat se që nga fillimi i mandatit të kryetarit, Kasami nuk ka bërë gjë tjetër veç hakmarrjes partiake në administratën komunale, me gabime të tilla duket se ato thashetheme nuk janë edhe aq të rreme sa po mohohen nga vetë Bilall Kasami.

Shkarkimi i administratës komunale për shkak se ata ishin pjesë e një opsioni tjetër politik dhe emërimi i njerëzve të tyre të afërt në pozitat kyçe, pavarësisht nga aftësia e tyre për ato pozita, rezulton në zgjidhje të tilla për qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu