Daçiq reagon ashpër: Nuk rrijmë duarkryq

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Këshilli i Sigurimit asesi nuk duhet që ta shfuqizojë rezolutën 1244, duke shtuar se të gjitha diskutimet që bëhen për Kosovën, duhet të bëhen duke e respektuar atë rezolutë, shkruan Periskopi.

Në një bisede për Sputnik, Daçiq ka folur edhe për iniciativën e Britanisë së Madhe për mbajtjen e një seance të Këshillit të Sigurimit për Kosovën me dyer të mbyllura.

Sipas Daçiqit përmes kësaj iniciative po tentohet që të shfuqizohet rezoluta 1244.

Ai ka thënë se nëse ndodh një gjë e tillë nuk do të rrijnë me duar kryq.

“Nëse fillon një inciativë e tillë nuk do të rrijmë me duar kryq. Ne kemi përkrahës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Daçiq për Sputnik, transmeton Periskopi.

Daçiq ka thënë se nuk duhet lejuar që Kosova të bëhet antare e OKB-së.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit u miratua më 10 qershor 1999, pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo rezolutë e përcakton statusin politik të Kosovë si protektorat të OKB-së, dhe i jep administrimin e Kosovës po kësaj organizate ndërkombëtare.

Sipas kësaj rezolute OKB ka përgjegjësin për administratën civile kurse NATO për sigurinë në Kosovë.

Ganezi, Kofi Annan, ishte sekretar gjeneral i OKB-së kur u miratua kjo rezolutë./Periksopi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu