Kanë dalë pamjet e para nga aksidenti i eskortës së kryeministrit Rama në Korçë, nga i cili kanë mbetur pesë të plagosur.
Mësohet se janë dy makina të eskortës së Ramës që u përplasen me në makinë tjetër në aksin rrugor Pogradec-Korçë.
Albeu.com mësoi se policia lokale dyshon se aksidenti rrugor ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe, me të cilën po udhëtonin makinat e eksportës ku ndodhej edhe Rama, megjithatë ata nuk kanë dalë ende në një përfundim të mirëfilltë për shkaqet.
Tre nga të plagosurit janë shoqërues të Ramës, ndërsa dy të tjerët udhëtar me makinat civile. /albeu










