Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale nga votimet në diasporë, ja kush morri më shumë vota

Për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë kanë votuar edhe diaspora përmes ambasadave. Nga rezultatet në diasporë fiteuse është Gordana Siljanovska nga radhët e VMRO-së duke lënë pas Stevo Pendarovskin, shkruan InfoShqip.

Siç mësohet nga të dhënat zyrtare Gordana Siljanovska ka marrë 348 vota, ndërsa Stevo Pendarovski i LSDM-së ka marrë 301 vota dhe Blerim Reka kandidati shqiptar i përkrahur nga Ash-ja dhe BESA ka arritur të marri 48 vota.

Sot gjithashtu në Maqedoni kanë votuar të burgosurit dhe të personat e sëmurë. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu