Dalin SMS-të e bashkëshortes së Tahirit në telefonin e Sotës

Prokurorët kanë gjetur mesazhe të bashkëshortes së Saimir Tahirit në telefonat e biznesmenit Orest Sota duke rënduar ndjeshëm pozitën juridike të ish-ministrit.

Bashkëshortja e Tahirit, në këto mesazhe del e kompromentuar pasi bisedon me Sotën lidhur me fitimin e tenderave të ministrisë së brendshme, gjatë kohës kur në krye të këtij dikasteri ka qënë Tahiri.

Pas arrestimit të Sotës, dhe sekuestrimit të 863 mijë e 100 euro, prokuroria urdhëroi që tre aparatet telefonikë të bllokuar ti nënshtrohen ekspertizës teknike.

Gjatë këtij ekspertimi është arritur të rikuperohen mesazhet, ku del qartë se bashkëshortja e Tahirit, flet hapur me Sotën për tenderat e ministrisë së Brendshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu