Darka mbretërore në Spanjë, i pranishëm edhe Rama, çfarë konsuamuan liderët evropianë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Spanjë, pasi do të arrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që do të zhvillohet sot dhe nesër në Madrit. Bashkë me Ramën në Samit do të marrin pjesë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ndërkohë një ditë më parë kryeministri Rama ishte ftuar darkën mbretërore gala organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të

Madridit, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.

Menuja e liderëve evropianë kishte karkaleca me hudhër, misër të pjekur, briosh me ton të kuq, mustardë të stilit të vjetër, ushqim deti me levrek me “qumësht tigri” (salcë e famshme e kuzhinës peruane), grejpfrut rozë, tako me mish viçi të ëmbëlsuar dhe salmon të tymosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu