Debat për ditën e diel si ditë “jo pune” në Maqedoni

Vendimi i qeverisë për të propozuar ndryshimin e ligjit për marrëdhënie pune, në bazë të të cilit parashihet që e diela të jetë ditë jopune, ka nxitur debat mes punëdhënësve dhe sindikatave të punëtorëve në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se shpallja e së dielës si ditë jopune ka për qëllim arritjen e barazisë sociale dhe të mbrojë të drejtat e punëtorëve.

Në bazë të propozim-ligjit –ku pritet të përfshihen edhe vërejtjet e punëdhënësve dhe sindikatave dhe më pas të dërgohet në kuvend për miratim – parashihet që gjatë të dielës të punojnë një numër i kufizuar i subjekteve juridike dhe atë vetëm pasi punëdhënësi të dëshmojë se ndërprerja e punës e dëmton procesin e punës.

Organizatat e punëdhënësve kanë reaguar menjëherë pas njoftimit se e diela do të jetë ditë jopune gjatë pandemisë, duke argumentuar se nga pandemia, ekonomia e vendit veç është goditur rëndë dhe vendime të tilla do të nxisin largimin nga puna të punëtorëve në shumë sektorë.

Por, sindikatat e punëtorëve vlerësojnë se këto kërcënime të punëdhënësve janë joreale, pasi sipas tyre, të gjithë sektorët që kanë pasur në plan të largojnë punëtorë, tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.

Kryetari i Sindikatës në sektorin e ndërtimtarisë, Ivan Peshevski, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesa më e madhe e punëtorëve nuk janë paguar në mënyrë plotësuese, pavarësisht se kanë punuar gjatë ditës së diel. Kjo sipas tij ka ndodh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu