Debati i ‘ashpër’ mes Haradinajt e Mikullovcit në Kuvend

Ndonëse ishte planifikuar të mbahej që në ora 11:00, seanca e Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës, ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, nuk ka nisur ende – transmeton Periskopi.

Në sallë ende nuk kanë arritur deputetët e Listës Serbe, mospjesëmarrja e të cilëve pamundëson kalimin e kësaj marrëveshje.

Në sallë po pret edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po bashkëbisedon me disa nga deputetët e Kuvendit.

Para pak çastesh, ai u pa teksa debatonte më ashpër se zakonisht me deputetin më të vjetër të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovcin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu