Dega e BDI-së në Gostivar sensibilizon qytetarët që të verifikojnë të drejtën e votimit

Sonte, kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe kryetarët e Këshillave Vendore mbajtën mbledhje për të shqyrtuar listën e votuesve të kontestuar nga rajoni i Gostivarit dhe që llogariten të jenë diku 2.600 qytetarë.
Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar, z. Nevzat Bejta potencoi që është obligimi i çdonjërit nga ne që të japim angazhimin e vet që tu ndihmohet të afërmeve, miqve dhe fqinjëve të cilët ndodhen në listën e votuesve të kontestuar që tu sqarohet dhe tu ndihmohet për të verifikuar votën e tyre në listën e trupit votues.
“Duhet të jemi të sinqertë. Me zor asnjë nuk mund ta detyrojmë që të paraqitet për të verifikuar të drejtën e votës. Por është obligim i yni si strukturë politike dhe si funksionarë qofsha unë si kryetar, deputetë, ministria, drejtorë apo drejtuesit të strukturave të BDI-së, që të shqyrtojmë listat dhe të afërmeve tanë, fqinjëve apo miqve tu tregojmë se janë apo jo në listën e votimit dhe nëse ndodhen tek grupi i votuesve të dyshimit të paraqiten që të jenë votues aktiv. Me këtë veprim, ne do të japim kontributin tonë ndaj njerëzve tanë që atyre mos tu mohohet e drejta e votës si e drejtë legjitime dhe e garantuar me kushtetutë.
Në këtë mbledhje ku të pranishëm ishin edhe deputetët dhe ministrat nga rajoni i Gostivarit, koordinatori i degës së BDI-së në Gostivar për shqyrtimin e listës së votuesve të kontestuar, z. Pajtim Saiti, potencoi që organizimi i mbledhjes së sonte do të kontribuon në sensibilizimin e opinionit me votuesit e kontestuar.
“Ka dy forma për të bërë fletëparaqitje nëse ndodheni në listën e votuesve të kontestuar. E para është forma e drejtpërdrejt duke u paraqitur në zyrtar e Komisionit Lokal Zgjedhor, dhe e dyta përmes formës elektronike në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në internet. Si në formën e parë ashtu edhe në formën e dytë, qytetari duhet të paraqet dokumentin e identifikimit, pasaportën apo letërnjoftim. Me fletëparaqitjen e bërë, hiqeni nga lista e kontestuar dhe bëheni votues me të gjitha të drejtat e garantuara me ligj”, shtoi mes të tjerash Saiti.
Konstatim nga mbledhja e mbajtur në Gostivar ishte apeli drejtuar qytetarëve emrat e të cilëve ndodhen në listën me votuesit e kontestuar, që të paraqiten dhe ta fitojnë të drejtën e votimit si shtetas i Republikës së Maqedonisë. Me ditën nesërme, qytetarët që ndodhen në listën e votuesve të kontestuar kanë në dispozicion edhe katër ditë për të bërë paraqitjen e tyre. Afati i fundit është 19 Gusht i vitit 2016.

bdi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu