Dehari i revoltuar: Rruga Shkup-Bllacë u bë histori, të mos harrojmë se BDI rrënjët i ka nga UÇK-ja

U bë histori autostrada Shkup-Bllacë. Kështu tha anëtari i kryesisë qendrore në BDI-së dhe Kryetar i Kërçovës, Fatmir Dehari, madje duke fajësuar drejtpërdrejt bashkpartiakun e tij Bujar Osmanin. Për këtë të fundit tha se si koordinator për autostradën, vetëm u fotografua disa herë në Bllacë dhe se nuk ka bërë asgjë.

Dehari u shpreh i revoltuar edhe për 200 faqet raportit për punën e BDI-së, në të cilat askund nuk përmendet UÇK-ja.

Dehari tha se mund të dalin çfarëdolloj agjende sikur ajo e gjelbra, por shtoi se ekzekutivi i BDI-së duhet të mos harrojë se partia e tyre rrënjët i ka te UÇK-ja.

Dehari foli edhe për aksionin e policisë në Tabanoc, pas çka tha se atje në vend ngjarje është dashur të dalin ministri i brendshëm Spasovski dhe zëvendësi i tij Bushi, për të marrë masat e duhura që mërgimtarët mos të presin me orë të tëra nëpër kolona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu