Dehari nxjerr letrën me pikat që ka folur në mbledhjen e fundit të BDI-së

Kryetari i komunës së Kërçovës dhe njëherazi anëtar i Kryesisë së BDI-së, Fatmir Dehari, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 duke folur për mbledhjen e BDI-së ka nxjerrë një letër me pikat që ai ka diskutuar në këtë mbledhje.

Ai tha se në shumë pika nuk është dakord me punën që është bërë nga funksionarët e kësaj partie në 10-vjeçarin e fundit.

Ai tha se BDI-ja ka postet kyçe në qeveri dhe nuk është bërë mjaftueshëm në postet që ata mbulojnë. Ai kritikoi ashpër edhe agjendën e gjelbër që u përfol aq shumë në fillimet e saj.

Pika e parë ka të bëjë me realizimin e programit të BDI-së nga viti 2012 deri në vitin 2022. Dhe në këto 10 vjet kemi realizuar shumë punë, po ashtu kanë mbetur dhe shumë punë për t’u bërë. Pika e dytë ka të bëjë me UÇK-në, decentralizimi i buxhetit ku është bërë një punë e madhe. Pika tjetër ka të bëjë me zonat e lira ekonomike. Në Kërçovë është ndërtuar vetëm një fabrikë në 8 vitet e fundit. Ndërsa problem kryesor në Kërçovë është edhe ndotësi i termocentralit të Osllomesë. Agjenda e gjelbër është një temë shumë interesante, por nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Realizimin e punëve në afatet buxhetore njëvjeçare. Për mosrealizimi e buxheteve duhet të merren masa konkrete.”- tha Dehari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu