Ushtruesi i detyrës së Dekanit Nevzat Elezi mundohet të fshehë skandalin e plagjiaturave, NIRCAU e demanton dhe jep goditjen e rëndë

Hulumtuesit anonim të Nismës Intelektuale për Rritjen e Cilësisë në Arsimin Universitar sot përmes një kumtese kanë demantuar deklaratat e dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në UT, Nevzat Elezi i cili dje për Portalb.mk pohoi se nuk pajtohet se bëhet fjalë për plagjiaturë tërësisht dhe se këta të fundit rastet nuk i kanë denoncuar në organet e UT-së, por në media, shkruan Portalb.mk.

Sipas tyre, dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Nevzat Elezi ka dëshiruar të devijojë të vërtetën andaj këta hulumtues kanë vendosur që ta demantojnë publikisht.

“Të dashur qytetarë, të nderuar media të shkruara dhe elektronike, me anë të këtij emaili e demantojmë deklaratën skandaloze të ushtruesit të detyrës Dekan, z.Nevzat Elezi. z.Nevzat Elezi në deklaratën e tij dhënë në TV Alsat M, TV21 dhe mediume tjera, dha përshtypje se dëshiron të devijojë të vërtetën dhe me anë të këtij shkrimi, na e demantojmë publikisht me fakte dhe jo me fjalë boshe” shkruan në kumtesë.

Edhe pse Elezi dje për Portalb.mk tha se tre prej personave të denoncuar për plagjiaturë janë kandidatët e tij, këta hulumtues në demantin e tyre pohojnë se kjo nuk është e vërtetë, ata gjithashtu pohojnë punimet e të gjithë të përmendurve për plagjiaturë kanë kaluar në Këshillin Mësimor Shkencor dhe se këto raste i kanë denoncuar te organet e Universitetit të Tetovës.

“1-Nga denoncimet që ne kemi bërë deri më tani, në asnjërin nga kandidatët që kemi analizuar nuk figuron z.Nevzat Elezi udhëheqës i ndonjërit prej tyre (ashtu siç deklaroj vet ai për Alsat M dhe TV21)

2-Në Gazetën zyrtare të Universitetit të Tetovës me numër 159 (e publikuar në web faqen e universitetit: https://unite.edu.mk/buletini-nr-159/), këta kandidat të publikuar në Revistën “Veritas” veçmë i kanë kaluar filtrat e komisioneve të krijuara nga Këshilli mesimoro shkencor i Fakultetit të Mjekësisë, dhe punimet e tyre plagjiaturë janë pranuar dhe e kanë fituar të drejtën për procesim të mëtejmë në mbrojtje të doktoratit, pra është e kundërta e asaj që deklaron z.Nevzat Elezi, se këta kandidat duhet të kalojnë në këshillin mësimoro shkencor (në attach keni datën e publikimit te hulumtimit shkencor plagjiaturë dhe datën e kalimit te filtrit të fundit në këshillin mësimoro shkencor, ku në njërin nga kandidatët me plagjiaturë në komision gjendet edhe vet z.Nevzat Elezi)

3-Ne kemi bëre publike vetëm punime plagjiaturë të cilat janë publikuar dhe kanë të vendosur datën e publikimit në revistë, sepse ne, jo siç pretendon z.Nevzat Elezi, nuk kemi qasje për të analizuar punime të cilat janë dërguar për publikim diku në ndonjë revistë, por hulumtime që veçmë kanë qasje publike.

4-Nuk është i vërtetë pretendimi se na nuk i kemi denoncuar rastet në organet udhëheqëse të Universitetit. Për këtë skandal dhe për mundësinë që të bëni korrigjimet e nevojshme, u janë dërguar emaila vazhdimisht nga muaji mars deri në muajin qershor 2020, për ndërmarrjen e masave ndaj këtyre individëve dhe fenomeneve negative, të cilat mund ti kërkoni te udhëheqësia e këtij universitetit: *[email protected],*[email protected]*[email protected]*[email protected]*[email protected]” shkurajnë ata në kumtesë.

Këta hulumtues përmes kësaj kumtese ngritën dyshime se dekani Elezi, në këtë pozitën “e kanë vendosur” në mënyrë që të mbrojë këta individë me hulumtime të vjedhura.

“Ne e kuptojmë që z.Nevzat Elezi gjendet në situatë të palakmueshme dhe jo rastësisht përfolet që i është besuar pozita e dekanit me të vetmin qëllim, mbrojtjen e individëve me hulumtime të vjedhura. Ne u kërkojmë organeve kompetente, Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Inspektoratit të arsimit, Prokurorisë, për ndërmarrjen e masave ndaj individëve të apostrofuar, sepse siç duket edhe nga deklarata e z.Nevzat Elezit ngriten dyshime në dy gjëra:

Është i kushtëzuar që të mbroj këtë skandal,
Ka doktoruar edhe ai njejtë si këta doktorant.
Ose to dyja së bashku” shkruan në kumtesë.

Rikujtojmë deklaratën e dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Nevzat Elezi, dje për Portalb.mk i cili potencoi se këta hulumtues është dashur që rastet e plagjiatëve ti denoncojnë në organet e Universitetit të Tetovës dhe jo përmes mediave.

“Nuk është e nevojshme që direkt të shkohet me tituj pompoz nga ana e mediave, skandalet e tilla duhet të mbulohen me argumente. Hulumtuesit duhet ta dinë se ka adresë, që është UT-ja, është prokuroria, këto çështje duhet të zgjidhen kështu dhe jo përmes mediave” deklaroi dje Nevzat Elezi.

Ai gjithashtu shtoi se nuk bëhet fjalë për plagjiaturë për shkak se siç tha ai, tre nga individët të cilët akuzohen për plagjiaturë ende nuk kanë përfunduar semestrin dhe janë kandidatë të tij.

“Nuk do kisha thënë se bëhet fjalë për plagjiaturë, prej tyre ka edhe kandidatë të mi të cilët kanë edhe një semestër për të prezantuar temën e diplomës dhe para se të dorëzohet në këshillin mësimor shkencor, mentori duhet ta fus në kontroll për plagjiaturë” shprehet Elezi.

Ndryshe, në emailin e redaksisë së Portalb.mk, të martën (16 mars) ka arritur një dokument (PDF) i cili është nënshkruar se është bërë nga “hulumtuesit e Iniciativës për Përmirësimin e Kualitetit në Arsimin e Lartë (NIRCAU)” dhe që mban emrin “Revista Veritas”. Në të, thuhet se disa profesorë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, titullin e tyre e kanë marrë në mënyrë jo të ligjshme, gjegjësisht duke vjedhur punime nga të tjerët pa i cituar ata si dhe dy prej tyre, kanë arritur të bëhen profesorë duke mos e respektuar Ligjin për Arsim të Lartë.

Portalb.mk sërish ka tentuar të kontaktojë dhe pret përgjigje nga gjithë të akuzuarit për plagjiaturë dhe për arritje në vendin e punës duke mos repsketuar Ligjin për Arsim të Lartë, të njëjtit nuk përgjigjen në pyetjet tona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu