Deklarata e fortë e presidentit Erdogan: Ky shtet është kërcënim i madh për paqen rajonale

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka dalë në krah Azerbajxhanit për konfliktet e fundit të këtij shteti me Armeninë. Ai ka thënë se Armenia është kërcënimi më i madh për paqen. Ai ka njoftuar në Twitter se Turqia qëndron plotësisht pranë Azerbajxhanit dhe u ankua për “standardet e dyfishta” të komunitetit ndërkombëtar duke mos dënuar agresionin armen.

“Komuniteti ndërkombëtar, i cili nuk ka qenë në gjendje të japë përgjigjen e nevojshme ndaj agresionit provokues të Armenisë, po tregon edhe një herë standardet e dyfishta”, shkruan Erdogan në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu