Ne epizodin e parë të dokumentarit të ri histriko-politik për Maqedoninë: “Shumica e rrezikuar”, do njiheni me historinë e krijimit të Maqedonisë, si pjesë federale e Ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, pastaj me Kushtetutën e vitit 1946. dhe migrimin e dhunshëm të myslimaneve (kryesiht shqiptarëve v.j.). Politikani dhe publicisti Alajdin Demiri flet për situatën e atëherëshme në rajon dhe botë, për formimin e Maqedonisë dhe autoriteteve komuniste. Demiri është i mendimit se me ardhjen e komunistëve në pushtet, fillon edhe pastrimi i madh i shqiptarëve, me anë të së cileës ata edhe u eliminuan nga jeta politike.
Ish politikani dhe historiani prof. dr. Vlado Popovski flet për themelimin e ASNOM-a pjesëmarrjen në punimet e kesaj mbledhjeje, në mesin e të cilëve kishte shqiptarë, turq dhe pakica tjera që jetonin në Maqedoni.
Historiani dhe arkivisti dr.Qerim LITA, flet për pozitën e shqiptarëve atëbotë në Maqedoni. Dokumentet nga Arkivi flasin për bashkëpunimin e atëhereshëm të autoriteteve koministe të Shqipërisë me autoritetet e Jugosllavisë , më saktësisht me autoritetet komuniste të Maqedonisë. Dr. Lita rrëfen për masakra dhe vrasjet ndaj shqiptarëve, të cilat i kishin realizuar komunistët. Ai poashtu flet edhe për padrejtësitë e mëdha që iu ishin bërë shqiptarëve me miratimin e Kushtetutes të vitit 1946.










