Delawie dënon kërcënimin e pjesëtarëve serbë të FSK’së

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka dënuar kërcënimet ndaj disa pjesëtarëve serbë të FSK’së në Zubin Potok, të cilëve përmes një letra iu është kërkuar që të mos jenë pjesë e FSK’së, pasi kjo shihet si tradhti.
Ditë më parë pjesëtarë serbë në Forcat e Sigurisë së Kosovës kishin marrë kërcënime me anë të një letre, ku iu kërkohej që të linin këtë institucion. Ambasadori amerikan me anë të një postimi në Twitter ka dënuar kërcënimin ndaj tyre.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të drejtën për të qenë të sigurt për të jetuar e për të punuar. Ne i dënojmë kërcënimet ndaj anëtarëve të FSK’së në Zubin Potok dhe iu bëjmë thirrje autoriteteve për hetim të plotë. Ne e përkrahim integrimin e serbëve në të gjitha institucioneve”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Disa pjestarë të FSK’së, të komunitetit serb, skanë marrë një letër, e cila është nënshkruar nga një grup i panjohur deri më tani i quajtur “Armata e Veriut” (Severna Armija), i kërcënoi ata, duke u bërë thirrje atyre që të largohen nga ky institucion.

“Jemi dëshmitarë të aspiratës së “shqiptarëve” nga Prishtina për të përfshirë serbët nga Zubin Potoku në ushtrinë UÇK, ose FSK, në të njëjtën ushtri, e cila na ka vrarë fëmijë, gra dhe pleq në gjithë Kosovën”, thuhet në letër.

“Nuk u lejojmë njerëzve të prishur të gjakut tonë të cilët kanë pranuar këtë thirrje të jetojnë, punojnë dhe të jenë në Zubin Potok. Nuk do të lejojmë që atyre t’u ndihmojë Komuna e Zubin Potokut në krye me kryetarin. Do t’ua thyejmë kockat”, thuhet në këtë letër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu