Dembele një hap larg Chelsea, sulmuesi mund të ribashkohet me Tuchel

Ousman Dembele do të largohet nga Barcelona, pasi palët nuk kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës. Për shërbimet e sulmuesit francez kanë shfaqur interes skuadra e PSG, por duket se e ardhmja e Dembele mund të jetë bë Premier League, me Chelsea që është një hap larg arritjes së marrëveshjes.

Sipas “Talksport” raportohet se sulmuesi është shumë afër Chelsea të Thomas Tuchel, ku gjithashtu thuhet se Dembele do të jetë edhe përforcimi i parë i bluve të Londrës në merkaton e verës.

Nëse diçka e tillë ndodh Dembele do të gjente te Chelsea ish-trajnerin e tij te Borussia Dortmund, Tuchel, me këtë të fundit që e njeh mirë sulmuesin francez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu