“Dënimi i Feta Alimit paradoks”, Bilalli-Zendeli: Kush e di se të cilës derë ishin ato çelësa

Analistët mbrëmë në emisionin Click Plus e quajtën paradoks dënimin e Abdylfetah Alimit, për ngjarjet e 27 prillit. Albert Musliu shprehet i habitur për faktin se njeriu i cili i jep çelësin dënohet, ndërsa ai që e hapë derën me atë çelës shpëton.

“Ishte e pa drejtë edhe ata që u liruan dhe ato të cilët i hapën dyert sepse është pak paradoks tash, njeriu i cili i jep çelësin atij, dënohet ndërsa ai që e qel me atë çelës të njëjtës, ai shpëton. Aty është paradoksi, unë e dëgjova edhe justifikimin e gjykatëses se për shkak të veprës së mirë të cilën e ka bërë që shpëtoi kryetarin e Aleancës I është ulur dënimi”, u shpreh analisti politik, Albert Musliu.

Edhe juristja Arta Bilalli Zendeli ka dyshime për vendimin e dënimit të Alimit. Ajo thotë se në video shihet që ai po jep disa çelësa, por thotë se nuk dihet se çelësat e cilës derë janë ato.

“Nuk mund të jap kualifikime për shkak se nuk e kam parë as aktin akuzues, dëgjohet se është parë duke dhënë çelësat e nga ana tjetër dera është qelë me një ose nuk ishte punë çelësash, kushedi të cilës derë i ka dhënë ai nëse i ka dhënë çelësat”, theksoi juristja, Arta Bilalli Zendeli.

Analisti Mersel Bilalli thotë se duhet parë se në çfarë mase ka qenë presioni i ndaj Alimit për të dorëzuar çelësat.

“Duhet të shohim se çka kanë qenë mundësitë e tij reale që të refuzon që ti jep çelësat, sa ka qenë presioni që ka ndikuar psikiqisht te ai. Ndoshta ai presion ka qenë shumë i vogël dhe ai shpejtë ka leshu pe. Prandaj them është çështje e vlerësimit të gjykatës, çdo gjë që themi ne këtu mendoj se është e tepruar”, deklaroi Mersel Bilalli, analist politik.

Ndryshe në Click Plus u fol edhe për fatin e PPS-së dhe bisedimet që po zhvillohen në mes Pushtetit dhe opozitës maqedonase. Analistët vlerësojnë se të ashtuquajturat bomba edhe më tutje duhet të përdoren si dëshmi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu