Departamenti i UÇK-së në BDI, Komandant Hoxha: S’do të bëjë asgjë për veteranët dhe familjet e dëshmorëve

Bashkimi Demokratik për Intregim (BDI) të shtunën e kaluar ka krijuar departametin për përkujdesje dhe trajtim të familjeve të dëshmorëve dhe invaldiëve të UÇK-së, i cili do të drejtohet nga ish komandanti i UÇK-së dhe ish deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti. Megjithatë, askush nga BDI, deri tani, nuk ka dhënë detaje se çfarë pune konkretisht kryejë ky departament.

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, thotë se formimi i këtij departamenti brenda BDI-së, dy dekada pas përfundimit të luftës, është i vonuar. Ai nuk pret që të ndërmerret ndonjë hap konkret në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve, invalidëve apo familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.

“Është shumë e vonuar, dy dekada. Kjo është dashur të bëhet që pas përfundimit të luftës së vitit 2001, por atëherë pa u pyetur asnjë komandant u formuar Shoqata e Veteranëve të Luftës, në të cilën nuk dihet kush është kryetar. Tani dy dekada pas themeluesit e UÇK-së apo komandantët e parë që kanë filluar luftë janë disa të vrarë e shumica nëpër burgje apo perëndim. Nuk është vonë edhe sot të bëhet diçka. E pash në lajme që Rafis Aliti është vënë në krye të këtij departamenti, besoj në sinqeritetin e tij por megjithatë, nuk besoj që do të mund të bëjë rezultate sepse Rafisi e din shumë mirë se duhet të ketë pas në pozicione të Qeverisë, shokë të luftës që i kanë të njejtat ndjenja për t’i lëvizuar gjërat në interes të ish ushtarëve të UÇK-së, invalidëve apo familjeve të dëshmorëve”, tha për gazetën LAJM, Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu