Deputeti Memedi: Më përmirësoni nëse devijoj nga rruga

Deputeti i parlamentit të Maqedonisë, Vesel Memedi, i ka kërkuar votuesve që ta ndihmojnë nëse ai devojon nga rruga e qeverisjes.

Me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ish-kryetari i shkarkuar i RDK-së, Memedi, ka thënë se detyra e re e tij është një përgjegjësi e madhe.

“Unë nuk jam më i miri prej jush. Nëse e mbaj rrugën e drejtë, na ndiqni.

Nëse devijoj nga rruga më përmirësoni. Kjo për mua është përgjegjësi e madhe, dhe aq sa do jemë përfaqësuesi juaj do ta kryej këtë punë me përkushtimin më të madh”, ka shkruar Vesel Memedi. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu