Deputeti paralajmëron furtunë: Pritet skandal pas skandali, qeveria Rama se ka të gjatë

Deputeti Nard Ndoka, kreu i PDK, ka deklaruar në Report tv se janari, shkurti e marsi, pritet te jene me zhvillime politike pasi do kete skandale pas skandalesh qe do shpërthejnë për ministra të qeverise Rama.

“Varet se si do jenë zhvillimet ndaj thashe, Rama e ka aq nuhatje se e kupton si do jetë janari, shkurti, marsi për Ramën, për faktin se do ketë një ballafaqim aq të madh sa jo gjithmonë shkohet te kryeministria, do ketë një rritje, përshkallëzim, situatat do dalin jashtë kontrollit, ai e kupton këtë, mund të ndodhet përballë një realiteti që qytetarët do kërkojnë ta nxjerrin nga zyra, se do kemi skandale pas skandalesh.

Ai e di kush kanë qenë ministrat e tij, me kë kanë bashkëpunuar ministrat e tij, me cdo grup deputetësh ka pasur një biznesmen që e kemi në Parlament në mënyrë të kamufluar, pavarësisht njerëzit s’i njohin kush janë, cdo qark, i pari i këtij qarku këto ministrat e famshëm kanë qenë të lidhur me këto grupe kriminale.

Do ketë skandale që do shpërthejne dhe Rama i di kush janë bashkëpunëtorët e tij,… por ka zgjedhur ca kalamaj që i binden”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu