Deputetja e AAK-së: S’e mbështesim Albin Kurtin, por Kosovën, Serbia, burim i luftërave në Ballkan

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj tha se nuk e mbështesin Albin Kurtin, por çështjet, të cilat janë në interesin e Kosovës. Duke komentuar zhvillimet e fundit të takimit ne Bruksel, ligjvënësja tha se qeveria Kurti kreu veprime të pamatura së fundmi, duke e futur Kosovën nën sanksionet e aleatëve perëndimorë.

Ne në fakt nuk e përkrahim Kurtin, por po e përkrahim Kosovën. Qëndrimet tona nuk kanë ndryshuar. Ne kemi thënë se cilido veprim që ka të bëjmë për të mirën e Kosovë ne do e përkrahim. Në kemi kërkuar që Kurti t’i bashkëveprojë vrapimet me aleatët tanë, sepse janë aleatët tanë që na kanë ndihmuar në çdo rrethanë, në pavarësim në shtet-bërjen e Kosovës. Veprimet e fundit e pamatura, të pakoordinuara me aleatët ndërkombëtarë po shihet se nuk e kanë dhënë rezultatin, por kane qenë veprime të cilat edhe aleatët tanë e kanë dënuar dhe për këtë Kosova ndodhet nën sanksione”, tha deputetja e AAK-së.

Gjatë intervistës në Ballkan Update, deputetja e AAK-së tha se Serbia është burim i konfliktit në Ballkan.

Ne duhet ta shohim të ardhmen e Kosovës dhe nuk duhet të merremi me Serbinë, sepse ne e dimë se Serbia është vend që i ka shkaktuar të gjitha luftërat në Ballkanin Perëndimor dhe ka kryer gjenocid”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu