Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur rreth veprimeve të AAK-së, karshi Kuvendit të Kosovës dhe vendimeve të qeverisë Kurti.
Kadaj-Bujupi e cila dikur kishte mbajtur burg për hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvend, tha se AAK-ja do ti shtjerrë të gjitha mundësitë që të ndalë vendimet e dëmshme të kryeministrit Kurti.
“Për këtë punë kam mbajt edhe burg, dhe tani në këtë fazë ne do të shtjerrim të gjitha veprimet parlamentare që të kërkojmë nga qeveria Kurti që mos të ndërmerrë veprime të dëmshme për vendin”, tha ajo.










