Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, përplaset me Albulena Haxhiun: Tregoju të rinjve çfarë të ardhme kanë në Kosovë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka reaguar ashpër ndaj ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në Kuvend gjatë hapjes së dyerve për mërgimtarët, duke e akuzuar për mënyrën e komunikimit me deputetët e rinjë, shkruan Gazeta Infokus.

Jashari tha se sjellja e Haxhiut nuk është e denjë për një ushtruese detyre dhe se ajo duhet t’u tregojë të rinjve se çfarë i pret në Kosovë pas përfundimit të studimeve.

“Qysh sillet një ushtruese e detyrës me një deputete? Tregoju të rinjve se kur e kryejnë fakultetin se çfarë të ardhme kanë në Kosovë. Nuk është qetësi e nderume, më fal, nuk është kjo. Me kthy nuk ka rëndësi mbështetja. Mbështetja është kur punon”, ka deklaruar Jashari./Gazeta Infokus


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu