Deri tani në KSHZ janë paraqitur 2.571 votues të kontestuar

Deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot deri në orën 12 janë paraqitur gjithsej 2.571 qytetarë të dhënat e së cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të kryera në terren dhe të kryqëzuara janë kontestuese, gjegjësisht ka mospërputhje të të dhënave në Listën zgjedhore.
Prej tyre, siç kumtoi KSHZ, 1.003 janë paraqitur në reparte dhe zyrat rajonale dhe zyrat plotësuese të KSHZ-së, ndërsa 1.568 e kanë shfrytëzuar ueb aplikacionin në faqen e internetit të KSHZ-së,transmeton InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu